Detaje nga terrori në mes të sheshit/ Shoferi i çmendur ishte nën efektin e kokainës, ja çfarë iu gjet në makinë (EMRI+FOTO)

25/04/2021 13:16

Gazetarja Anila Hoxha raporton se drejtuesi i makinës, i cili është futur në mes të sheshit “Skënderbej” duke rrezikuar jetën e kalimtarëve aty pranë është Arben Mema, 35 vjeç.

Hoxha njofton se autori nuk ka qenë nën efektin e alkoolit, por ishte nënë ndikimin e lëndëve narkotike, madje edhe në makinë i janë gjetur dy lloje drogash.

“Ai ka bërë testin e alkoolit dhe nuk del i dehur, por nën efektin e lëndëve narkotike. Do të merret në pyetje sapo situata të stabilizohet.  Një perimetër sigurie është vënë dhe po nga policë për shkak se nuk ka ku të vendosen, ndërsa janë në pritje të ekspertëve të kriminalistikës. Në automjet iu gjet drogë e llojit kokainë dhe hashash”, raportoi Anila Hoxha.

Informacion paraprak

Në sallën operative ka ardhur njoftim se në sheshin “Skënderbej”, një drejtues mjeti ishte duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në adresën e dhënë kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe qytetarë të rastit kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e drejtuesit të mjetit, shtetasit A. M., 32 vjeç, i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore.

Nga verifikimet paraprake të Policisë nuk ka persona të lënduar dhe dyshohet se drejtuesi i mjetit është nën efektin e lëndëve narkotike.

Gjithashtu, këtij shtetasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë të dyshuar kanabis.

Ky drejtues mjeti fillimisht ka përplasur tri automjete në vende të ndryshme duke shkaktuar dëme materiale dhe më pas ka thyer barrierat mbrojtëse dhe ka hyrë në sheshin “Skënderbej” duke rrezikuar seriozisht qytetarët.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA