Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj, njëkohësisht  kandidate për deputete në Qarkun e Vlorës, votoi sot në Qendrën e Votimi në shkollën “Kosova” në Tiranë, e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj.

Pas votimit, ministrja Denaj deklaroi,  se “kjo ditë është shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët, për të shprehur mendimin e tyre, votën e tyre të lirë, për kë do ti qeverisë në 4 vitet e ardhshme.Votim të mbarë!”

Kujtojme se Ministrja Denaj  është kandidate me nr 4 në Qarkun e Vlorës, për Partinë Socialiste, që mbulon Sarandën, Delvinën, Konispolin dhe Finiqin.

Top Channel