Deklarata fitoreje nga të dyja partitë kryesore/ Alibeaj: Fitorja i duhet vendit, Paloka: Tani të planifikojmë të ardhmen

25/04/2021 23:44

Procesi i numërimit të votave sapo ka nisur në Shqipëri, por drejtuesit politikë deklarojnë fitoren.

Nga Durrësi, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë së kjo është një fitore e madhe. “Është fitore e madhe për Durrësin, për Shqipërinë. Është momenti të planifikojmë të ardhmen tonë
Kam falenderimet më të mëdha për të gjithë. Jam i bindur se dhe numërimi do të jetë i rregullt dhe në fund fare kjo fitore do të konfirmohet nga të gjitha kutitë e votimit”.

Nga Fieri, kandidati i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj thotë se fitorja se së djathtës, “i duhet qytetarëve”. “Kjo është një fitore e madhe për të gjithë. Një fitore e madhe për qytetarët e Fierit. Është fitorja me e madhe e PD në Fier. Është koha të nisim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

Faleminderit shumë që besuat në rrugën tonë, faleminderit për vendosmërinë tuaj, për përkushtimin tuaj. Shqipëria fitoi sonte. Ne fituam sonte. Kjo është një fitore e madhe! Unë jam i sigurt që numërimi i votave do të jetë i pastër dhe korrekt për të siguruar fitoren për të cilin vendi ka nevojë“.

 

Top Channel