Një çift  bashkëshortësh janë goditur më karrige, ku sipas tyre kjo ka ndodhur pasi nuk lejuan nënë e tyre të votonte.

Personi i dëmtuar është Ardian Avdolli bashkë me bashkëshorten e tij. “Atje pra në qendër votimit, nuk e lejuan dhe e shtynë, e goditën. Ata janë dy vëllezër djem të kryeplakut, na goditën me karrige”, tha ai.

Ndërkohë, sekretari i kësaj qendre votimi ka dhënë një sqarim për mediat, ku thotë se çifti bashkë me djalin, instistuan të votonin  familjarisht: “Erdhën disa familjarë për të votuar familjarisht. Vëzhguesi i Partisë Demokratike i kundërshtoi, i tha nuk e lejon ligji të votosh familjarisht.

Ndërkohë, ata protestuan me dhunë dhe u konfliktuan me komisionerin e PD-së. Më pas, në rrëmujë e sipër kanë dalë në korridor, komisioneri i tha nuk lejohet, i biri vajti e kapi. Nuk arritëm t’i shpjegonim, ik se do votoj thoshte”.

 

Top Channel