Aksident tek kthesa e Kamzës/ “Benzi” me targa të huaja bëhet ‘copë e çikë’

25/04/2021 18:57

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme tek kthesa e Kamzës.

Në vendin e ngjarjes mbërriti me urgjencë ambulanca pasi kishte të lënduar.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel vihet re një automjet tip “Benz” me targa të huaja është shkatërruar thuajse plotësisht.

Ndërsa në vendngjarjes kanë ndaluar edhe kalimtarë, por mbetet e paqartë si ndodhi aksidenti.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel