Në vendet e Bashkimit Evropian (BE) vitin e kaluar 13.600 fëmijë të pashoqëruar aplikuan për azil.
Sipas të dhënave të Zyrës Evropiane të Statistikave (Eurostat), midis emigrantëve nën moshën 18-vjeç që aplikuan për azil në vendet e BE-së, 10 përqindëshi përbëhet nga të miturit e pashoqëruar. Nga këta aplikantë, 88 për qind e të cilëve ishin djem, 67 për qind thuhet të ishin midis moshës 16 dhe 17-vjeç, 22 për qind midis moshës 14 dhe 15 dhe 11 për qind nën moshën 14-vjeç.
Dy të tretat e fëmijëve të pashoqëruar erdhën në vendet evropiane nga Afganistani, Siria dhe Pakistani. Vendet ku këta fëmijë aplikuan më së shumti për azil ishin Greqia dhe Gjermania. 20 për qind e të miturve të pashoqëruar kërkuan azil në Greqi, 16 për qind në Gjermani, 10 për qind në Austri dhe 9 për qind në Belgjikë.
Numri i fëmijëve që aplikojnë për azil në vendet e BE-së pa shoqërues është në rënie që nga viti 2015. Ky numër, i cili ishte 92 mijë në 2015, u ul në mbi 14 mijë në vitin 2019.
Top Channel