Vijon procesi i shpërndarjes së fletëve të votimit në Finiq/ Pritet pjesëmarrje e ulët, shkak mbyllja e kufirit me Greqinë

24/04/2021 16:12

Në KZAZ 91 në Finiq të qarkut Vlorë janë shpërndarë 23 kuti me fletë votimi nga 50 qendra.

Procesi vijon normalisht dhe janë 31.000 qytetarë që pritet të votojnë të dielën më 25 prill.

Shumica prej tyre jetojnë në emigracion.

Duke qenë se kufiri me Greqinë është mbyllur dhe për çdo qytetar që hyn duhet t’i nënshtrohet një  karantine 2 javore për shkak të covid,pritet pjesëmarrje e ulët në procesin e votimeve.

Top Channel