Ushtria izraelite nisi sulmet me raketa ndaj disa objektivave në Rripin e Gazës, në kundërpërgjigje siç tha, të disa raketa të lëshua gjatë natës mbi shtetin hebre nga militantët palestinezë.
Sirenat ushtuan në disa komunitete izraelite pranë këtij territori, duke përfshirë Ashkelonin dhe Eshkolin. Sistemi i mbrojtjes raketore Iron Dome, Kupola e Hekurt, thuhet të ketë bllokuar 6 prej raketave të lëshuar drejt Izraelit.
Dy grupe konsiderohen përgjegjëse për këtë incident: Brigadat e martirëve Al Aksa dhe Fronti Popullor për Clirimin e Palestines.
Një ditë më parë, dhjetëra vetë mbetën në përplasjet e ashpra që shpërthyen në Jeruzalemin Lindor mes aktivistëve hebrenj të ekstremit të djathtë, palestinezëve dhe policëve izraelitë. Situata degjeneroi ku policia ndërhyri në përpjekje për t`i mbajtur larg njeri tjetrit protestuesit palestinezeve dhe ultra-nacionalistët hebrenj.
Trazirat pasuan një natë konfrontimesh në zonë mes tensioneve në rritje nacionaliste por edhe fetare.
Top Channel