Rriten rastet me Covid-19, Japonia gati të shpallë gjendjen e re të jashtëzakoshme

24/04/2021 05:05

Japonia është e vendosur të shpallë një gjendje tjetër të jashtëzakonshme në Tokio dhe tre prefektura të tjera të premten, pasi rajonet përballen me një valë të re të infeksioneve të coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, kryeministri Yoshihide Suga pritet të bëjë njoftimin më vonë gjatë ditës për një gjendje të tretë të jashtëzakonshme në Tokio dhe prefekturat perëndimore të Kiotos, Osaka dhe Hyogo, vetëm tre muaj para fillimit të Olimpiadës së shtyrë në kryeqytet.

“Nuk është e lidhur me Lojërat Olimpike”, ka thënë të enjten presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bash, duke iu referuar gjendjes së mundshme të jashtëzakonshme në Tokio. Dhe sipas dpa, spitalet në të katër prefekturat janë nën tension për shkak të një rritje në rastet e coronavirusit, thonë zyrtarët.

Osaka raportoi 1,167 infeksione të reja të enjten, duke tejkaluar 1,000 raste për të tretën ditë me radhë, për shkak të përhapjes së shpejtë të varianteve të reja të virusit. Në tre prefekturat perëndimore, variante të reja zënë më shumë se 80 për qind, tha Ministri i Rigjallërimit Ekonomik Yasutoshi Nishimura në një takim me një panel ekspertësh në mëngjes.

“Ne kemi një sens të thelluar të krizës pasi nuk kemi qenë në gjendje të frenojmë përhapjen e varianteve të reja më ngjitëse të virusit”, ka thënë Nishimura, i cili është përgjegjës për përgjigjen e qeverisë për coronavirusin. Ndërkohë Tokio konfirmoi 861 raste të reja, shifra më e lartë ditore në gati tre muaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA