Një efektive policie u qëllua për vdekje me thikë në një sulm të ndodhur brenda një komisariati në Rambouillet, në jug-perëndim të Parisit.
Mësohet se agresori 36-vjeçar, i mbërritur në Francë nga Tunizia përpara disa vitesh, u qëllua për vdekje nga policët e tjerë dhe ndërroi jetë më vonë në spital.
Nuk ka ende një motiv për sulmin që vjen në një vend europian të traumatizuar tashmë nga episode të tilla, pjesa më e madhe e të cilave me sfond terrorist. Oficerja e paarmtosur u qëllua në pjesën e fytit. Ajo sapo ishte kthyer nga pushimi i drekës kur autori i sulmit hyri në stacion dhe e sulmoi, ndërsa kolegët e saj, nuk i kursyen plumbat mbi autorin, por nuk mundën të bënin dot asgjë për të shpëtuar 49-vjeçaren.
Kryeministri Jean Castex dhe Ministri i Brendshëm Gérald Darmanin u nisën me urgjencë drejt vendngjarjes. Një hetim ka nisur menjëherë mbi episodin e rëndë, ndërsa disa raporte në media pretendojnë se në çastet përpara sulmit, agresori ka thirrur me të madhe “Allahu Ekber”!
Top Channel