Foto ilustruese

Sot Partia Socialiste në Bashkinë Mat është ankuar pranë Komisionit të Administrimit Zgjedhor nr.16 Burrel dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve se dega lokale e Partisë Demokratike Mat ka caktuar komisionerë me të kaluar kriminale.|

PS Mat ka evidentuar komisionerë në Lis dhe Frankth, shtetasit Y. Sula dhe K.Lika në Frankth janë dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat për falsifikim dokumentesh dhe dhunë në familje.

Nuk është hera e parë që PS Mat ankohet për Partinë Demokratike të këtij rrethi se cakton komisionerë persona problematikë.

Top Channel