Kili merr 158 mijë doza të “AstraZeneca-s”, vendos të vaksinojë vetëm burrat

24/04/2021 14:12

Kili mori dozat e para të vaksinës AstraZeneca kundër covid-19, pasi vendosi që t’ia japë atë vetëm meshkujve.

Shumë vendet evropiane kanë vendosur kufizime në përdorimin e vaksinës “AstraZeneca” për shkak të shfaqjes së rrallë të trombozës tek të vaksinuarit, kryesisht te të rinjtë.

Javën e kaluar, Instituti Kilian i Shëndetit Publik (ISP), i cili miratoi vaksinën AstraZeneca për përdorim urgjent në janar, rekomandoi përdorimin e saj në gratë mbi 55 vjeç dhe burrat mbi 18 vjeç.

Por nënsekretarja e Shtetit, Paula Dasha tha të Premten se vaksina “do t’u jepet vetëm burrave” nga java tjetër.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi dje se, pas një studimi të ri, duket se përfitimet e AstraZeneca rriten me moshën dhe vazhdojnë të tejkalojnë rreziqet, shkruajnë mediet e huaja. 

Dërgesa e 158,000 dozave të vaksinës AstraZeneca, e cila mbërriti dje në Kili, është e para që merret nga Organizata Botërore e Shëndetësisë nën programin Covax, i cili synon qasje të barabartë në vaksinat kundër covid-19.

Kili është një nga vendet që po avancon me shpejtësi fushatën e vaksinimit. Rreth 7.9 milion njerëz kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës në një popullsi totale prej 19 milion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA