Franca, në prag të luftës civile! 20 ish-gjeneralë paralajmërojnë Macron

24/04/2021 13:09

Ish gjeneralë dhe personel ushtarak në Francë kanë paralajmëruar përmes një letre Presidentin Emmanuel Macron se duhet vepruar kundër rreziqeve të urrejtjes nga tensionet sociale dhe  ekstremizmi fetar, në të kundërt, vendi mund të përballet në të ardhmen me një situatë të ngjashme me luftën civile.

Letra e hapur ishte iniciativë e oficerit në pension të xhandarmërisë Jean-Pierre Fabre-Bernadac. Ajo u botua në blogun e tij Place Armes, një komunitet në internet i personelit ushtarak. 20 gjeneralë në pension kanë vënë firmën e tyre r po ashtu edhe më shumë se 1.000 zyrtarë të rangjeve të ndryshme në ushtri, polici dhe xhandarmëri, të cilët thonë se nuk mund të qëndrojnë “indiferentë” në rrethanat aktuale e të kthehen në “spektatorë pasivë” .“Rreziqet po shtohen, dhuna po rritet dita ditës.

Kush do të kishte parashikuar dhjetë vjet më parë që një profesori një ditë do t’i pritej koka teksa linte kolegjin?, ” shtrohet pyetja në letrën që vë në dukje edhe problemet sociale në rritje, ekstremizmin fetar dhe fanatizmin. Aty nënvizohet po ashtu se islamizmi në Francë ka rezultuar në një përpjekje për të krijuar zona “ku nuk zbatohen ligjet e Republikës” dhe “për t’i transformuar ato në territore që i nënshtrohen dogmave në kundërshtim me kushtetutën tonë”.

Firmëtarët pretendojnë se pushteti e ka përdorur policinë si “dash kurbani” nëpër demonstrate si ato jelekëverdhëve përmes të cilave populli francez po shpreh dëshpërimin. Letra inkurajon qeverinë të lëvizë përtej “një heshtjeje fajtore” dhe të hidhet në veprim, përndryshe si  thuhet, do të jetë përgjegjëse për një luftë të mundshme civile dhe  vdekje të shkaktuara nga kaosi në rritje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA