Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Fushë Kosova, pasi një djalë është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit.

Policia kosovare njofton se viktima është gjetur nga babai i tij rreth orës 06:50 të mëngjesit të ditës së djeshme.

Policia ka bërë me dije se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Instituin e Mjekësisë Ligjore për bërjen e autopsisë.

“Fushë Kosovë 23.04.2021–06:50. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ne dhomën e gjumit ka gjetur pa shenja jete djalin e tij viktimën mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA