Biden telefonon Erdoganin, për herë të parë që nga inaugurimi

24/04/2021 13:52

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, komunikimi i parë i drejtpërdrejtë ky mes liderëve të dy vendeve aleate të NATO-s, raportet e të cilave janë ftohur shumë.

Telefonata e shumëpritur ndodhi më shumë se tre muaj pas inaugurimit të Bidenit në pozitën e presidentit të SHBA-së, një sinjal ky se ai nuk do të ndjekë të njëjtin kurs ndaj udhëheqësit turk, si paraardhësi i tij, Donald Trump.

Në 24 prill, në Ditën Përkujtimore të masakrës ndaj armenëve, Biden pritet të deklarojë se vrasjet e armenëvë në Perandorinë Osmane në 1915 përbëjnë genocide, një veprim ky që do ta egërsojë së tepërmi Ankaranë e do të dëmtojë më shumë raportet mes dy vendeve. Sipas Reuters, Biden në telefonatë i ka bërë pikërisht me dije presidentit turk se planifikon ta njohë vërtet masakrën ndaj armenëve si genocid.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë megjithatë, kjo çështje nuk u përmend kjo çështje. Ndërsa një deklaratën e presidencës turke thuhej vetëm Erdogan dhe Biden ranë dakord për të përmirësuar bashkëpunimin mes dy vendeve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA