Na ndajnë më pak se 12 orë nga hapja e kutive të votimit. Nesër më 25 prill shqiptarët kanë një provë të fortë demokracie. Kjo ditë dhe standardet që do të krijohen nga këto zgjedhje do jenë një hap i rëndësishëm në lidhje me demokracinë dhe fatin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Në këto zgjedhje një rol parësor ka Policia e Shtetit e cila do të aktivizojë pothuajse gjysmën e forcave. Për këtë shkak repartet e ushtrisë kanë zëvendësuar policinë në ruajtjen e objekteve të ndryshme.

Gazetarja jonë, Anila Hoxha, drejtpërdrejtë nga edicioni i lajmeve në Top Channel tregoi planin e masave që do të merren në këto zgjedhje.

“12 mijë forca të policisë kanë kaluar që dje në shërbim të përforcuar dhe pa afat, për të garantuar jo vetëm një të diel zgjedhjesh të qetë, por edhe rendin dhe qetësinë publike. Rreth 5400 infektivë të policisë, sipas planit të masave, do të ruajnë QV, ata do ti ruajnë deri nesër në 07:00, e më pas do të kthehen në komisariat deri në pritje të përfundimit të votimit, për tu kthyer sërish në qendra në orën 19:00. Forcat speciale RENEA dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë, të cilat do të qëndrojnë në gatishmëri në repartet përkatëse dhe do të dalin prej andej vetëm nëse do të ketë ndonjë ngjarje kriminale dhe vetëm nëse do të urdhëroj drejtori i përgjithshëm apo nga KQZ. Forcat komando kanë marrë në ruajtje 74 objekte të sigurisë së veçantë, shërbim që do të zgjasë deri ditën e martë. Policia kriminale do të jetë në ruajtje të personave me probleme në kuadër të detyrave të caktuara sipas planit të masave për zgjedhjet e 25 prillit”, u shpreh gazetarja Anila Hoxha.

Top Channel