Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Alliasit në Tiranë.

Person i identifikuar si B. Gj, së bashku me 3 të tjerë ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H. .  Në largim e sipër njëri prej 3  të paidentifikuarve dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me zgjedhjet e 25 prillit, pasi ndodhi disa minuta pas mbylljes së fushatës nga ana e partive politike në vend.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 23.4.2021, rreth orës 20:15, në Allias, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi B. Gj, së bashku me 3 shtetas të tjerë ende të paidentifikuar nga ana jonë kanë goditur me sende të forta shtetasin J. H.  Në largim e sipër njëri prej 3  shtetasve të paidentifikuar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër.  Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tyre. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel