Të infektuar në malin Everest, Covid 19 arrin majën më të lartë në botë

23/04/2021 09:17
Mali Everest

Të paktën një alpinist në malin Everest ka dalë pozitiv me Covid 19, vetëm disa javë pasi maja më e lartë në botë u rihap për alpinistët pas një viti mbylljeje.

Alpinisti norvegjez, Erlend Ness ishte izoluar në spital për tetë net për shkak të virusit, raporton BBC.
Të dhënat thonë se një tjetër alpinist në grupin e tij gjithashtu është testuar pozitivisht për virusin.
Përhapja e koronavirsut është një goditje për Nepalin, i cili mbështetet shumë te të ardhurat e gjeneruara nga ekspeditat në Everest.

Ness nuk është i sigurt se ku mund ta këtë marrë virusin, por ngriti ka dyshime se mund ta ketë marrë në një nga shtëpitë vendase, përgjatë Luginës së Khumbu.

Ai shtoi se ai mund të kishte “bërë më shumë” për të mbrojtur veten. “Jo shumë njerëz përdorën maska në udhëtim“, kujton Ness, i cili ishte ndjerë i sëmurë për rreth gjashtë ditë në male përpara se të evakuohej më 15 prill me helikopter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA