40 ish-maturantë, të cilët kanë përfunduar arsimimin me rezultate të shkëlqyera u mikpritën në sallën e hartave në kryeministri për të marrë Medaljet e Arit.

Kryeministri Rama u tha se ata nuk duhet për asnjë moment të harrojnë sakrificën dhe mundin që iu desh për të fituar titullin e ekselentëve.

Rama: Rezistoni dhe vazhdoni sepse bota do të jetë e juaja, jo e atyre që do t’iu ndeshin në rrugë, do t’iu ndeshin në mjediset ku punojnë, do t’iu ndeshin në jetën tuaj dhe do t’iu pengojnë apo përqeshin. Ata janë udhëtarë që do të mbeten saç mbetet era. Ju jeni udhëtarë që do lini pas, me forcën e shembullin tuaj, shumë arsye për të tjerët që të përballojnë justifikimet, t’i kapërcejnë justifikimet dhe të ngjiten në të njëjtën majë për ku jeni nisur. Kini shumë besim! Medalja e Artë nuk është shenjë e fatit, por e forcës që ju keni brenda. Sa herë të ndjeheni se forcat po ju lënë, shikoni Medaljen dhe të jeni të sigurt që do ju japë forcën që keni nevojë

Ministria e Arsimit Evis Kushi u tha këtyre studentëve se ata përfaqësojnë modele frymëzimi për të gjithë të rinjtë e të rejat duke u treguar të gjithëve se puna dhe sakrifica vlerësohet dhe shpërblehet.

Top Channel