Më shumë se 1.700 protestues janë arrestuar nga policia ruse në të gjithë vendin gjatë protestave për lirimin e liderit të burgosur të opozitës, Aleksei Navalny.
Protestat mbarëkombëtare u mbajtën vetëm disa ditë pasi autoritetet ruse filluan procedurat për të mbyllur e Fondacionit Kundër Korrupsionit të Navalny (FBK), me pretendimin se ajo është një organizatë “ekstremiste”.Për shumë vite, FBK e Navalnyt e ka tronditur Kremlinin me hetimet e saj për pasurinë e pashpjegueshme të zyrtarëve të lartë, përfshirë atë të presidentit rus, Vladimir Putin.
“Është e qartë pse kemi ardhur sot. Ne duam liri për Navalnyn”, i tha Radios Evropa e Lirë, Evgeny Fartuk, një inxhinier 35-vjeçar i cili iu bashkua protestës në Moskë. Organizata Human Rights Qatch (HRW) më 22 prill dënoi goditjen ndaj protestuesve. “Krahasuar me protestat në janar dhe shkurt, në ato të 21 prillit kishte më pak dhunë nga ana e policisë, por goditja e vazhdueshme e autoriteteve ndaj lirisë së tubimit është plotësisht e pajustifikuar”, tha Damelya Aitkhozhina nga Human Rights Watch. Navalny gjendet në burg dhe gjendja e tij shëndetësore është e përkeqësuar.
Ekipi i Navalnyt organizoi protesta në më shumë se 160 qytete ruse për të tërhequr vëmendjen për gjendjen e tij shëndetësore. Protestuesit kërkojnë që autoritetet e burgut t’ia mundësojnë mjekimin nga ana e mjekëve të pavarur. Më 19 prill, Alexei Liptser, avokati i Navalnyt, i cili është në grevë urie tash e tri javë, ka thënë se klienti i tij duket “keq”, duke rritur shqetësimet për shëndetin e tij.
Top Channel