Për shkak të incidentit të ndodhur në Elbasan me vrasjen e Pjerin Xhuvanit për shkak të zgjedhjeve, në këtë qytet ka një prani të shtuar të policisë.

Pasditen e kësaj të premte policia ka ndalur dhe ka kryer kontrolle ne makinat që përdorën nga stafi i Partisë Demokratike për fushatë.

Pas arrestimit të të ashtuquajturit grup të mbrojtjes së votës në këtë qytet pas vrasjes së ndodhur, atje kanë shkuar eksponentë të tjerë ish, policë. Në këto pamje duket i pranishëm Agron Kuliçaj, ish nëndrejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit në kohën kur kryeministër ishte Berisha.

Kontrolli i makinave është kundërshtuar nga drejtuesi politik i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit policia e shtetit arrestoi disa ish policë dhe ish ushtarakë të cilët ishin anëtarë të grupit për mbrojtjen e votës.

Atyre u janë sekuestruar edhe automjetet që përdornin për të lëvizur në qytet dhe me të cilin shkuan për të bllokuar automjetin me të cilin udhëtonte Mehmet Greci në Elbasan, dy ditë më parë.

Top Channel