Zjarri në pallatin shumëkatësh në Tiranë, nisin arrestimet pas shkrumbimit të apartamenteve Kur na ndajnë vetëm pak orë para heshtjes zgjedhore, Kryeministri Rama dhe PS ka mbyllur fushatën elektorale në qytetin e Durrësit.
Rama nga Durrësi ka komentuar edhe videot e transmetuara ditën e sotme në “Breaking”, ku shfaqet i filmuar kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Etien Joka, duke premtuar dhe paguar para për blerjen e votave, ndërsa ironizoi duke thënë se kishte pritur që Meta të rrëmbente sëpatën për t’i prerë duart, pasi vetë ky i fundit ka deklaruar se “do t’i pritet dora kujtdo që prek një votë”.
“Po sot, një deputet i Ilirit dhe Monikës u kap me presh në duar, duke blerë vota për llogari të Monikës, unë thash tashi, dil Like rrëmbe sëpatën shko priti duart, mirëpo Likja nuk doli, por lëshoi një postim: votoni, do jetë ditë feste,mos kini merak, vetëm votoni për demokraci. O Like, Like! Ta kisha thënë o lëre rakinë o do të ta nxjerrin me zor dhe është me keq se sa kur e lë vetë, se kur e lë vet e lë një cik nga cik kur ta nxjerrin me zor e merr sëpatën dhe nuk di ku tja gjesh vendin. Tani mos dil më, rri mirë aty ku je. Ditën e diel do jetë ditë feste, ditën e diel të gjithë këta luanët e dalë nga zgafellet e historisë do të kthehen në lepuj të gjithë, ditën e diel patronazhistët tanë, armata jonë e zemrave dhe mendjeve”, tha Kryeministri.
Top Channel