“Ja shtrojnë rrugët me sheqer”/ Rama ironizon Bashën: Ato që thotë Luli, do të vërtetohen pas pilafit

23/04/2021 17:58

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën në fushatën përmbyllëse në Durrës duke përmendur mënyrën se si pritet nga njerëzit.

Rama komenton rrugët me sheqer dhe thekson se fjalët e Lulit do të vërtetohen pas pilafit.

Edi Rama: I marrin pak me të mirë, jua bëjmë sikur po shkojmë në dasëm, i nxjerrim para një dhëndër të kollarisur, flokët me xhel që tu thotë njerëzve fjalët gjithë sheqer, madje dhe rrugët t’ja shtrojnë me sheqer që t’ju thojë të gjithë çfarë do me llafe sigurisht.

Plot njerëz këtu jo vetëm e kujtojnë Rrapushin, por edhe sa shumë të shara kanë ngrënë nga gratë kur shkonin pas Rrapushin. Gratë bëjnë 20 punë në ditë, kurse burrat dhe një punë e bëjnë me zor. Rrapushi erdhi një moment kur gjërat shkonin mirë, kur njerëzit donin më shumë, kur demokracia nuk ishte pallë ariu.

Erdhi dita që gishtat iu futën në sy të gjithë atyre që nuk donin të shikonin. Në historinë tonë ka pasur hera herës njerëz që kanë bërë më shumë e më shumë. Të gjitha ato që thotë Luli, do të vërtetohen pas pilafit. E sheh një gocë e një çun i thotë, martohuni se ju mbaj unë. Shtëpinë jua jap unë, qeveria do paguajë kreditë, lëre pastaj se çfarë ndodh kur bëhen me kalamaj. Nëse ndaheni, ju jap dy shtëpi.

Ndër të tjera, Rama theksoi se ka dhënë medalje të arta për 40 nxënës që kanë marrë rezultate maksimale në shkollë dhe nuk kanë përdorur asnjë justifikim për të lënë pas dore mësimet.

Edi Rama: Të gjithë duan rroga më të larta dhe për këtë jemi ne këtu. Nuk ka faj Luli se jo një herë shqiptarët e kanë ngrënë sapunin për djathë. Prandaj jam i bindur që edhe kjo pjesëmarrje sot është shprehje e vendosmërisë, e ndarjes së mendjes, e bindjes se patjetër, pa diskutim të gjithë ne këtu kemi arsye të jemi të pakënaqur, unë jam i pakënaqur, po të mos isha i pakënaqur pse duhet të isha këtu. Po prindër të kënaqur keni parë? S’ka. Prindërit e kënaqur janë fundi i mundësive për të bërë më shumë për fëmijët.

Sot pata nderin t’i jap medaljet e arta rreth 40 nxënësve. Medaljet e arta janë kulmi i suksesit për të gjithë ata që i marrin. Midis atyre, i pashë për kuriozitetin tim, kishte vajza dhe djem nga familje të varfra, kishte vajza dhe djem nga familje të zakonshme me të ardhura modeste. Sa justifikime kanë pasur ata për t’i thënë vetes, nuk i marr dot të gjitha 10, do ndihmoj mamin e babin.

Top Channel