Kryeministri Edi Rama mbylli sot fushatën elektorale në qytetin e Vlorës. 

Por ajo që u vu re në këtë miting të PS ishte fakti se pranë podiumit ishin vendosur makina të shkatërruara me logon e PD dhe LSI.

Në këtë mënyrë, PS donte të nënkuptonte se janë parti të humbura që kanë marrë fund dhe fitorja i takon sërish socialistëve për të çuar para të gjitha projektet e lëna përgjysmë nga pandemia dhe tërmeti.

Ditën e sotme, Rama kishte marrë me vete edhe djalin e tij të vogël, Zaho. Duket se ka ndërruar mendim pasi nuk e mori në Tiranë sepse thoshte se nuk ishte për të.

Para se të fliste, Rama e mbante Zahon në prehër, ndërsa ai mbante sikur babai i tij një kapele me numrin 12.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel