Covid, pamjet tragjike të krematoriumeve në Indi, shpërthejnë protestat

23/04/2021 22:03

Vetëm 6 javë më parë, ministria indiane e shëndetësisë deklaroi se vendi ishte në “fundin e betejës me pandeminë “ e Covid 19.

Por sot, India raportoi shifrën më të lartë të rasteve të reja ditore në botë, 332.730. vala e dytë e sëmundjes ka gjunjëzuar komunitete të tëra dhe spitalet anekënd vendit. Çdo gjë është me mungesa, thotë CNN, shtretërit në repartet e terapive intensive, ilaçet, oksigjeni, ndërsa trupat po mblidhen kapicë nëpër morgje dhe krematoriume.

Së fundi, të paktën 13 pacientë humbën jetën pas shpërthimit të një zjarri masiv në terapinë intensive të një spitali pranë Mumbait. Incidenti vetëm sa shtoi indinjatën e në rritje ndaj menaxhimit që po i  bëhet së fundi situatës. Kryeministri Narendra Modi ka heshtur këto javët e fundit, ndërsa masat për frenimin e përhapjes së sëmundjes, konsiderohen të pamjaftueshme.

Gjykata Supreme e Indisë ndërhyri duke i kërkuar ekzekutivit një plan kombëtar me qëllim shtimin e furnizimit me oksigjen, medikamente dhe vaksina. Për shkak të shqetësimeve në rritje nga variant Indian i koronavirusit, Mbretëria e Bashkuar ka ndaluar hyrjen e vizitorëve nga India, Kanadaja dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë pezulluar fluturimet e pasagjerëve për 30 ditë dhe Singapori ka rritur kufizimet për udhëtarët që shkojnë atje nga ky shtet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA