“Budalla jam që e bëj politikën pa lekë?”/ Grida Duma rrëfen momentin që nuk do e harrojë nga fushata zgjedhore

23/04/2021 16:48

Grida Duma, kandidatja për deputete që renditet në vendin e tetë në qarkun e Tiranës ka rrëfyer në “Breaking” në Top News një prej momenteve që nuk do ta harrojë nga fushata elektorale e zgjedhjeve të këtij viti.

Duma foli për një student që punon për PD dhe kishte bërë bisedë me një burrë, i cili i kishte thënë që të mos i bjerë derës pa lekë. Ky veprim bëri të riun që të trokasë në derën e Dumës për ta pyetur nëse duhet të vazhdojë të bëjë politikë pa para.

Duma: E kam thënë tek spoti që nuk bëra spot tradicional. Më ka ndodhur shumë ditë përpara, është një djalë që ka mbaruar masterin dhe ka bërë shumë punë për PD, vjen një moment që më thotë dua të të takoj se s’bën. Po hajde i thashë. Gati gati ishte në një gjendje ekzistenciale, të vazhdoj apo jo. Më tha takova një burrë të vjetër dhe më tha kështu do vazhdosh, bjeri derës aman kështu do vazhdosh ti biesh derës pa lekë.

Budalla jam tha që e bëj politikën pa lekë? Ta bësh i thashë se s’bën dhe nuk e ke idenë ku do shkosh. I thashë ti je nga më të mirët. Do ketë shkopinj rrugës po ti ke më pak se më ke mua, nuk e lë të të baltosin se e di çfarë mund të bësh ti. Nuk them se duhet të jesh njeri pa të ardhura, por duhet të jesh njeri i fitimit jo i përfitimit. Duhet të marrësh vlerën që ke.

Ndër të tjera, Grida Duma theksoi se demokratët e ndjejnë që që fitorja është afër dhe fushata përmbyllëse në Tiranë nuk do të jetë çështje spektakli.

Duma: E ndjejnë që fitorja është afër, sidomos demokratët. Janë në kohën dhe momentin e vet dhe duhet të kënaqen. Duhet të ketë një pjesëmarrje dhe më të bukur se hapja. Kjo do të jetë një mbyllje që nuk është çështje spektakli.

 

Top Channel