Në Athinë u kapën 4.4 tonë kanabis qe ishin nisur nga Libani dhe kishte destinacion Sllovakinë.
DEA amerikane në bashkëpunim me shërbimet sekrete libaneze, ato të Arabisë Saudite dhe të Greqisë, finalizuan pasditen e së enjtes një mega operacion që çuan në sekuestrimin e 4.378 kg kanabis sativa.
Lënda narkotike ishte e paketuar në një konteiner që kishte mbërritur në portin e Pireut nga Libani. Destinacioni i kanabis ishte Sllovakia dhe vlera e saj në tregun e narkotikëve tejkalon shifrën e 33 milionë euro. Kanabis ishte i përpunuar dhe paketuar në thasë të vendosura me paketim të mallrave tregtare të një kompanie, adrese e së cilës është në Bratislava.
Deri tani nuk ka asnjë të arrestuar lidhur me sasinë e drogës së sekuestruar, por autoritete thonë se shkatërruan një prej linjave më të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës në Europë.
Top Channel