Drejtuesit më të lartë të policisë së shtetit ndodhen në komisariatin e Elbasanit, pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së katër të tjerëve, në përleshjen e djeshme në mes të qytetit.

Ne ambientet e policisë së Elbasanit janë prej gati një ore tashmë drejtori i përgjithshëm i Policisë së shtetit Ardi Veliu, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, drejtuesi i prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe Alket Shatro, drejtori i drejtorisë së policisë Elbasan.

Sipas gazetares Bruna Kërçuku, ata kanë kanë dalë disa herë kanë shkuar drejt vendngjarjes dhe janë rikthyer sërish në ambientet e policisë.

Ndërkohë, pritet të ketë një deklaratë për shtyp nga nga drejtoria e policisë së qarkut Elbasan.

Top Channel