Të shoqëruarit

Mbi 10 persona janë shoqëruar deri më tani, për tu pyetur për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, dje në Elbasan nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie, tashmë i arrestuar.

Ndërkohë në kërkim është shpallur Klement Xhaferri. Xhaferri është një emër i njohur për policinë e Elbasanit dhe kryeqytetit, ka qenë i hetuar edhe nga prokuroria për një përplasje të ndodhur në Elbasan në 2017 kur pati të shoqëruar dhe ndaluar ku u rrezikua edhe jeta e një punonjësi të policisë në tregun agro-ushqimor në Elbasan.

Ditën e djeshme Pjerin Xhuvani u vra në Elbasan, nga përplasje mes mbështetësve të PD dhe PS.

Ai u qëllua nga Arbër Papleka, një ish-efektiv policie. Ndërkohë PD dhe PS kanë hedhur akuza ndaj njëra-tjetrës për ngjarjen. Të plagosur mbetën edhe 4 persona, një prej të cilëve dhëndri i viktimës, si dhe një efektive policie, Xhensila Sota.

FOTO GALERI
1/8
Momenti i vrasjes

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA