Testohet votimi “online”/ KQZ verifikon sistemin që do përdoret në njësinë 10
22/04/2021 15:48
Njësia 10 në kryeqytet do të jetë zona e vetme zgjedhore ku do të votohet dhe numërohet elektronikisht.
Gjithsej do të jenë 32 qendra votimi të ndara në 5 godina arsimore, ku do jenë të pajisura me 64 mjete elektronike.
Çdo qendër votimi do ketë 2 pajisje. Gjithashtu 5 pajisje edukuese jashtë qendrave të votimit do të jenë për çdo zgjedhës që është ende i paqartë për këtë mënyrë votimi. Një demonstrim për ta bërë më të kuptueshëm e realizoi edhe Top Channel.
Top Channel