Tensionet me Ukrainën/ Rusia dislokon armatimet e rreme të ajrit, për të gënjyer Perëndimin (fotot)

22/04/2021 16:19

Mes tensioneve të fundit në kufirin me Ukrainën, Rusia shihej sot të dislokonte një “ushtri armatimesh të rreme të fryra me ajër” me pamje mjaft realiste, sidomos nga larg.

Tanket, raketat e gjuajtësit prej llastiku të fryrë ishin në fakt pjesë e një manovre stërvitore kombëtare, njoftonin mediat.

Objektivat e rreme të Putin mund të fryhen brenda disa minutave dhe shiheshin sot në zonat pyjore pranë Moskës.

Në një deklaratë, ushtria ruse tha: “Pajisjet me fryrje, janë thuajse identike me origjinalet, falë materialeve tona speciale. Ato kanë gjithashtu të njëjtin radiacion në sfond në mënyrë që armiku të mos dallojë ndryshimin.”

Rusbal, kompania që prodhon armatimet e rreme ruse, tha se kostoja e mashtrimit të armikut është vetëm një fraksion i armatimeve të vërteta.

Mes armatimeve të rreme realiste, janë avionët gjuajtës MiG-31 e Su-27, si dhe tullumbacë që ngjajnë si sisteme mbrojtëse anti-ajrore.

Stacioni televiziv i ushtrisë ruse Zvezda tha: “Tanket, aviacioni dhe sistemet e mbrojtjes raketore po vendosen pranë Moskës që armiku jo vetëm të zbulojë një aerodrom ‘sekret’, por dhe të bëjë foto satelitore me to”.

“Ato tregojnë regjimentin e 45-të të kamuflazhit, të armatosur me pajisjet më të pazakonta të ushtrisë ruse”.

Ndërkohë në luftën e vërtetë, frigata ruse Admiral Essen lëshoi dje disa raketa në manovrat në Detin e Zi, megjithë lutjet e Perëndimit për uljen e tensioneve.

Në to u përfshinë 50 avionë luftarakë në ushtrimet madhore, për të cilat Rusia tha se ishin stërvitje rutinë.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA