“Spitali i Fierit me autonomi”, Manastirliu: Ministria e Shëndetësisë do të ketë rol politikbërësi

22/04/2021 13:37

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu në një  intervistë për “Breaking” në Top News tha se Spitali Memorial i Fierit do të funksionojë me autonomi.

Sipas saj administrata e spitalit do të ketë në dorë menaxhimin e fondeve, ndërsa qeveria do të ketë vetëm rol politikbërësi.

Manastirliu theksoi se  synohet që autonomia spitalore të realizohet edhe tek spitalet e tjera të vendit.

“Spitali i Fierit është ndërtuar në një kohë rekord, 60 ditë i janë dashur kompanisë për të ndërtuar këtë spital i cili është pajisur dhe pritet brenda muajit maj. Spitali do i shërbejë jugut e mbi 500 mijë banorëve. Janë 150 shtretër për më shumë se 17 shërbime, urgjenca, mjekësi interne, kirurgjisë së përgjithshme, neurokirurgjia, hemodinakima, kardioklogjia, neurologjisë, shërbimi infektiv, ka një pavijon për Covid 19. Ndërkohë që është një spital që futet dhe ngre në një nivel të ri cilësie shërbimesh të gjithë rrjetin e shërbimeve spitalore në vend. Në spital do të fillojë të zbatohet model i autonomisë spitalore, decentralizim i mënyrës së administrimit të spitaleve, këtë duhet ta përfshijmë në të gjithë spitalet e vendit. Do të kemi mundësi të fillojmë shpejt me atë që kemi thënë me një mënyrë të re motivimi nëpërmjet pagesës për performancë duke krijuar efikasiet, efektivitet, ministria e shëndetësisë do të ketë një rol politikbërësi, ndërsa spitali të arrijë të menaxhojë fondet. Do të jetë një staf i përbashkët shqiptaro-turk. Një pjesë e mjekëve kanë ardhur nga Turqia  për të transmetuar dijet e tyre”, tha ministrja.

Top Channel