24/12 23:26
Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 569.405, prej të cilëve 922 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.
Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 31.863.488, me 68.655 raste të regjistruara në 24 orët e fundit.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,72 milionë raste të konfirmuara dhe 61.193 të vdekur.
Në SHBA deri më tani mbi 134 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 87 milionë dozën e dytë.
Top Channel