Pjerin Xhuvani u vra dje në lagjen 5 maji, në Elbasan, pas përplasjeje të armatosur mes mbështetësve të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.

Sot, një ditë më pas, në vendin ku humbi jetën Xhuvani, një banor i zonës vendos një lule dhe ndez një qiri për nder të tij.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm 4 ditë para zgjedhjeve. Qyteti i Elbasanit ka pasur incidente të vazhdueshme gjatë kësaj fushate zgjedhore, duke përfshirë dhe përleshjet mes simpatizantëve socialistë dhe demokratë Ditën  e Verës, në qendër të qytetit.

Dyshohet se plumbat që vranë Pjerin Xhuvanin janë lëshuar nga arma që mbante në dorë ish-polici i Renea-s, Arbër Papleka. Dëshmitarët në vendin e ngjarjes e kanë fotografuar atë më armë në dorë gjatë vrasjes.

Ndërkohë, nga kjo përplasje u plagosën 4 të tjerë, mes  të  cilëve dhe efektivja 28-vjeçare e policisë, Xhensila Sota.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA