Një person i shpallur në kërkim për vjedhje me armë është kapur ditën e sotme në Kakavijë.

F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin

Kakavijë

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.   Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, kanë kapur shtetasin F. K., 33 vjeç, banues në Kurbin.   Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale  “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim.  Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel