“Ne hapim rrugë, ata bllokojnë rrugë”, Veliaj në Kombinat: “Vaj-medet nëse bllokojnë shtetin siç kanë bërë me çdo investim të rëndësishëm”

22/04/2021 17:10

Erion Veliaj, drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Tiranën së bashku me Belindën zhvilluan një takim me banorë të Kombinatit, lagje e cila mandatin e tretë do transformohet totalisht falë projektit të rindërtimit.

Veliaj tha se Partia Socialiste është për të hapur rrugë, e për të bërë investime e jo për të bllokuar e për të prishur, ashtu sicc bëjnë kundërshtarët politikë.

“Politika është për të hapur rrugë, prandaj janë hapur 2 tunele poshtë Astirit dhe prandaj po punohet me 3 turne sepse politika është mjeti me të cilat hapen rrugët nuk bllokon rrugët. Shikoni palën tjetër, erdhën në Kombinat duke xhiruar gomat skena që nuk i kishim parë që në vitet ’90. Erdhën në Kombinat duke hipur mbi makina”, theksoi kryebashkiaku.

“Njërëzit”, – vijoi Veliaj, – “duhet të dinë se nëse PD drejton shtetin, do të bllokojë sicc ka bërë këto vite e sicc po bën edhe në fushatë me makina të shtrenjta.

“Sikur t’i japin timonit të shtetit, siç i japin timonit të makinave, sikur të ndotin mjedisin siç ndotin me ato marmitat e tymin e tyre, sikur të bllokonin shtetin siçr bllokojnë çdo rrugë vaj-medet. Pyetja është: Këtu në Kombinat e kemi ne zgjuarsinë, e kemi ne kujtesën, e kemi ne fuqinë e kurajës për t’i thënë “jo” të kaluarës dhe për t’i thënë “po” të ardhmes, Belindës, Edit, Partisë Socialiste? Sepse kjo është zgjedhja”, u shpreh Veliaj.

Ndërsa ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, njëkohësisht kandidate e PS-së për zgjedhjet e 25 Prillit tha se është krenare për punën e bërë në Kombinat nga Bashkia Tiranë, teksa theksoi se Partia Socialiste nuk do ndalet me kaq, por do vijojë punën deri në fund.

Top Channel