Kryeministri Edi Rama ka reaguar për anulimin e një iftari të parashikuar dje për banorët e lagjes Ibra në Vaqarr, nga mbështetës të PD, me në krye Florenc Hoxhën.
Rama thotë se kjo është një çmenduri e padëgjuar, ndërsa shton se “e diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve”.
Rama në twitter
Ndalimi i dhunshëm i disa iftareve mbrëmë nga paramilitarët e “mbrojtjes së votës” është një çmenduri e padëgjuar!Thirrja ime është qetësi, qetësi, qetësi, durim, durim, durim, besim, besim, besim! E diela do të shënojë fundin e mallkimit të së shkuarës mbi rrugën e shqiptarëve
Kujtojmë se lajmin në fjalë e ka bërë të ditur dje administratori i Vaqarrit, Gentian Myrta i cili shprehet i habitur nga kjo sjellje e tyre duke iu mohuar besimtarëve ushqimin në këtë muaj të shenjtë.
“100 banorë të lagjes Ibra, në Vaqarr, sot presin të çelin iftarin, falë dhe bujarisë së shoqatës Firdeus. Por dhuna e ushtruar nga Florenc Hoxha dhe “krushqit e tjerë të inatosur” të shpurës së dhëndërit Basha, ndaj djemve shërbëtorë, e ka ndaluar shpërndarjen e ushqimit. Marrëzia e Presidentit nuk ka fund. Si mundet t’u mohosh besimtareve bujarinë e Zotit? Apo edhe iftari duhet shpërndarë me dekret presidencial?”, shkruante Gentian Myrta.
Top Channel