Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në fushatën përmbyllëse në Tiranë duke thënë se nuk duhet të bjerë pikën kur njerëzit thonin “shtyhemi, gjallë jemi”.

Rama thekson se ky vend nuk duhet t’i lihet autokolonës që zgjedh se kë vret, për të cilën i referohet ngjarjes së rëndë në Elbasan. Ndër të tjera shton se pakënaqësi ka kudo, por janë shpresë dhe energji për të bërë përmirësime.

Edi Rama: Ne sot kemi përpara nesh projektet e shumë dëshiruara në vite, por tanimë të përgatitura, të financuara me kompani nga më të mëdhatë e botës për të hapur 4 porta nga qielli, 4 porta nga deti dhe për t’i dhënë këtij vendi të bukur të gjithë atë energji të madhe që vjen nga shumëfishimi i vizitorëve, i turistëve, jo receta magjike.

E di që është e thjeshtë ti thuash “mos ik, voto për mua, mos ik të lutem”, dhe ai të të votojë e të ikësh të flesh gjumë. Nuk ka një fshat në Shqipëri ku Zoti nuk e ka pasur mendjen . Mjafton që t’i mbështesim duke ju dhënë sic bëhet në një familje me vëllezërit më të vegjël që kanë nevojë për një shtysë fillestare, nuk i keni nëpër banka, i keni poshtë jastëkut.

Është e mundur, është shumë e mundur, shikojeni Tiranën, ka pakënaqësi, e dëgjoj shpesh këtë fjalë, Tirona nuk është mirë, ka pakënaqësi, madje dhe autokolona e armatosur që kërkon të rikthehet për ta kthyer Tiranën në kohën e gërhitjes thotë se ka pakënaqësi. E keni parasysh atë shprehjen e tmerrshme kur i thua dikujt, si ke qenë, gjallë thotë. Këtu kishte rënë të gjithë pazari i ambicies. “Shtyjmë, gjallë”, s’ishte pakënaqësi ajo?

Tani, pakënaqësi, po patjetër. Sa më shumë pakënaqësi, aq më shumë shpresë e energji, por pyetja është çfarë do bëjmë me pakënaqësinë, jemi të pakënaqur që jemi këtu, duam të ishim atje, gjëja më e mirë në botë, do shkojmë duke u kapur me njëri-tjetrin e duke kërcyer e duke i thënë, jo nuk bëhet kjo punë. Kujt do t’ia lini në dorë këtë vend, autokolonën që zgjedh kë vret?

Top Channel