Mjetet elektronike për zgjedhjet e 25 prillit, ja si do të funksionojë votimi

22/04/2021 18:19

Njësia 10 në kryeqytet do të jetë zona e vetme zgjedhore ku do të votohet dhe numërohet elektronikisht.

Gjithsej do të jenë 32 qendra votimi të ndara në 5 godina arsimore ku do jenë të pajisura me 64 mjete elektronike.

Çdo qendër votimi do ketë 2 pajisje. Gjithashtu 5 pajisje edukuese jashtë qendrave të votimit do të jenë për çdo zgjedhës që është ende i paqartë për këtë mënyrë votimi.

Një demonstrim për ta bërë më të kuptueshëm e realizoi edhe Top Channel.

Top Channel