Komisioni Europian vendos të mos rinovojë kontratën, refuzon 100 milionë doza të AstraZeneca

22/04/2021 18:11

Komisioni Evropian deklaroi se nuk do të marrë një shtesë prej 100 milionë dozash të vaksinës AstraZeneca, duke vendosur të mos rinovojë kontratën me kompaninë Anglo-suedeze.

Sipas marrëveshjes midis BE dhe AstraZeneca, 400 milion doza të vaksinës do të shpërndahen në 27 shtetet e saj anëtare, nga të cilat 100 milion do të dorëzohen vetëm nëse Komisioni rinovon kontratën, të cilën ka vendosur që të mos e bëjë, raportojnë mediat e huaja.

Përfaqësuesi ka vënë në dukje se Komisioni po shqyrton të gjitha mundësitë dhe vendimet përfundimtare do të merren në konsultim me 27 Shtetet Anëtare të BE-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA