“Kam një fjalë të fundit si gjyshe dhe shkencëtare”/ Luljeta Bozo “ngre në këmbë” të gjithë sheshin, veprimi që bëri kryeministri Rama

22/04/2021 18:26

Luljeta Bozo, e cila udhëheq listën e kandidatëve për deputetë në qarkun e Tiranës ka ngritur në këmbë të gjithë personat të pranishëm në sheshin Skënderbej.

Bozo tha fjalën e saj si gjyshe dhe shkencëtare duke thënë se vota në zgjedhjet e 25 prillit duhet të shkojë në drejtimin e duhur dhe uroi fitoren e PS. Në përfundim të fjalës, kryeministri Edi Rama nxitoi që t’i jepte ndihmën e parë që të ulej nga podiumi.

Luljeta Bozo: Jam krenare për këtë brez që ka energji dhe pjekuri për të qenë këshilltar për të gjitha fushat e jetës tonë. Ju ftoj të gjithëve të votoni me 25 prill sepse jemi të lirë të lëvizim. Jemi në fund të fushatës dhe mendoj se e kemi bërë shumë qytetare, duke respektuar rregullat ligjet, duke vënë në qendër të vëmendjes shëndetin e njeriut dhe mirëqenien e tij.

Fushata jonë ka qenë brenda të gjithë rregullave duke pasur gjithmonë në vëmendjen tonë që të respektojmë njëri-tjetrin, gruan nënën, motrën, brezat e vjetër, të rinjtë dhe të gjithë ata që do të cojnë përpara vendin tonë. Si gjyshe dhe shkencëtare mendoj se nuk duhet të reshtim në asnjë moment punën tonë që të vijojmë me rindërtimin e shtëpive, të mposhtim armikun e padukshëm, të ndërtojmë porte e aeroporte që fëmijët tanë, nipërit e mbesat të na gëzojnë në Shqipërinë tonë.

Edhe një fjalë të fundit si gjyshe dhe shkencëtare, mendoj se vota jonë është shumë e rëndësishme, është e shenjtë, individuale dhe duhet të shkojë në drejtimin e duhur, duhet të shkojë PS që është forca më progresiste në vendin tonë dhe në këtë mënyrë do të jemi të qetë që kemi bërë detyrën tonë ndaj vendit dhe familjes tonë. Fitore!

FOTO GALERI
2/6

Top Channel