Një 34-vjeçar, është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se dhunoi fizikisht dhe lëndoi me thikë gruan e tij.
I arrestuari është shtetasi me iniciale F.K.
Ndërkohë, policia e Vlorës njofton arrestimin e dy shtetasve të tjerë. Njëri prej tyre, 29-vjeçari me iniciale E.B., ishte i dënuar me burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.
Ndërsa shtetasit me iniciale E.B. i është gjetur 5 kilogarm kanabis në banesë.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kanosur me mjet prerës (thikë) bashkëshorten e tij.
—
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit E. B., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 21.04.2020, i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
—
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se shtetasi F. G. mbante lëndë narkotike në banesë, është ushtruar kontroll në banesën e tij, ku shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 5 kg lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa. Gjithashtu, ky shtetas është autor i vjedhjes së një gici.
—
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht shtetasin J. GJ., 60 vjeç, pasi dyshohet se në datën 21.04.2021, ka dëmtuar gomat e një automjeti, si dhe ka shkruar në të mbishkrime më përmbajtje politike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel