Çfarë ka mbetur një ditë më pas! Njolla gjaku, qiri i ndezur dhe shenja plumbash, në vendin ku u ekzekutua Pjerin Xhuvani

22/04/2021 10:49

Në një lidhje live për “Breaking” gazetari Andi Bora dhe më shumë detaje për ngjarjen që tronditi dje Elbasanin.

Live nga vendngjarja gazetari tregoi se si një ditë pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga Arbër Papkola, shoqërues i drejtuesit demokrat Gazment Bardhi, në vendngjarje duken njollat e gjakut në trotuar, shenjat e plumbave, ndërsa dikush nga të afërmit e viktimës ka vendosur dhe lule dhe qirinj në vendin ku mbeti i vrarë Xhuvani.

Ndërsa shpjegoi dinamikën e ngjarjes, Bora tha se edhe një nga armët e përdorura në ngjarje nuk është gjetur, ndërsa në kërkim është Klement Xhaferri.

Ngjarja nisi pasi PD tha se kishte pikasur një mjet pa targa që qarkullonte në qytet që shpërndante karta ID false dhe lekë në këmbim të votës.

Automjeti drejtohej nga Mehmet Greca. Megjithatë policia njoftoi se nuk gjetur ID false ose paranë automjetin në fjalë.

Ngjarja më pas mes mbështetësve të PS dhe PD përfundoi në përplase me armë, me një viktimë dhe 4 të plagosur, mes tyre një efektive policie.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel