Një nëndetëse me 53 marinarë në bord është zhdukur sot nga brigjet e Bali në Indonezi, gjatë gjatë manovrave ku përfshiheshin dhe lëshime raketore.
Mjeti i marinës së Indonezisë u zhduk në ujërat 60 milje në veri të ishullit dhe një operacion i gjerë kërkimi ka nisur.
Kreu ushtarak Hadi Tjahjanto tha se autoritetet ishin vënë në dijeni të një problemi në nëndetësen KRI Nanggala 402 dhe dhjetra anije ishin dërguar në zonë, duke përfshirë dhe një mjet vëzhgimi hidrografik.
Vendi ka kërkuar ndihmë nga Singapori e Australia, të cilat zotërojnë mjete për shpëtimin e nëndetëseve.
Mediat vendase thonë se nëndetësja është fundosur në një thellësi prej 800 metrash, dhe se kishte humbur kontaktet pak pasi kishte marrë miratimin për zhytjen.
Një helikopter më vonë pikasi një njollë të gjerë nafte pranë vendit të nisjes së zhytjes.
Nëndetesja e prodhimit gjerman ka qenë në shërbim me ushtrinë e Indonezisë që prej vitit 1981, ajo mbante 49 anëtarë ekuipazhi, komandantin dhe tre njerëz të aramtimit.
Indonezia ka një flotë prej pesë nëndetësesh dhe kërkon të ketë në tetë mjete deri në 2024.
Shteti i arqipelagut më të madh në botë me më shumë se 17,000 ishuj, ka hasur në disa sfida detare së fundmi siç është ajo me mjetet kineze të vendosura në ishujt e kontestuar Natuna. Vitin e kaluar presidenti Joko Widodo konfirmoi sovranitetin e vendit mbi grupin e ishujve në anë të Detit të Kinës Jugore.
Top Channel