Të famshmit që zgjodhën të parakalojnë në tapetin e kuq me veshje që krijojnë iluzion optik dhe na bënë të fërkojmë sytë

21/04/2021 09:56

Fjalët “iluzion optik” mund të bëjnë që shumë prej nesh të mendojnë për enigma që ngacmojnë mendjen dhe që bëhen virale në Internet. Por disa artistë dinë si të mbajnë në të vërtetë iluzione optike në trupat e tyre dhe të rrëmbejnë shfaqjen.

Ndërsa disa nga këto veshje “bien” më shumë në sy, të tjerat kanë për qëllim thjesht të magjepsin publikun, por në çdo rast, të gjitha këto veshje duken të guximshme dhe origjinale.

Keira Knightley, Kim Kardashian, Kate Winslet  dhe Emilia Clarke janë vetëm disa nga vajzat e njohura që zgjedhin veshje me forma të guximshme gjeometrike në shfaqjet ku marrin pjesë.

Shirita, valë, rrathë dhe qepje të ndërlikuara, në foto galerinë më poshtë mund të shihni një shfaqje të vërtetë vizuale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA