Sapo kaloi covidin, arrestohet shqiptari që i hoqi aparatin respirator grekut duke i shkaktuar vdekjen

21/04/2021 08:25

Shqiptari 60-vjeçar, i cili i shkaktoi vdekjen një 76-vjeçari që ishte infektuar me koronavirus, pasi i hoqi aparatin respirator të intubimit, është arrestuar.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari Spiro.M është arrestuar dhe është dërguar në bugun e Korydallos, menjëherë pasi u shërua edhe vetë nga covid.

Shqiptari i hoqi aparatin respirator shtetasit grek në 7 prill, sepse ishte i shqetësuar nga zhurma e aparatit.

Raportohet se shqiptari ka këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me çështjen. Ai deklaron se ishte në gjumë kur i moshuari ka ndërruar jetë dhe nuk e kuptonte se çfarë ndodhi.

Por gjurmët e gishtave në aparatin e intubimit e nxorën zbuluar. Kontrolluesit mjekësorë, të cilët kryen autopsinë e viktimës zbuluan se viktima kishte pneumoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA