Të tjera detaje mësohen nga ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin pak më herët ku një konflikt për blerje votash rezultoi në vrasjen e Pjerin Xhuvanit mbështetës i PS.
Nga ngjarja janë plagosur 4 persona.
Të plagosurit: Emiljan Prenga ,Pavlo Vuksani ,, Eltjon Bodinaku (dhëndri i viktimës) si dhe efektivja Xhensila Sota.
Autori Arbër Papleka, shoqërues i Gazmend Bardhit e qëlloi atë për vdekje pas një konflikti.
Prej disa ditësh Bardhi shoqërohej nga disa makina, dhe ka pasur një konflikt në lagjen 5 maji, ku ka pasur një një shkëmbim zjarresh, mes palëve.
Në vendngjarje ka shkuar edhe Luçiano Boci, ndërsa pritet reagim i PS, Taulant Balla, do ketë një prononcim.
Ndërkohë për ngjarjen janë shoqëruar deri më tani 20 persona mes të cilëve ish-policë.
Ndërsa të pranishëm janë edhe drejtori i policisë Ardi Veliu, si dhe Drejtori Departamentit te Policisë Kriminale, Tonin Vocaj .
Prej disa ditësh Elbasani ishte cilësuar si një zonë e nxehtë që kulminoi me vrasjen e Xhuvanit.
Top Channel