“Me kallash në dorë kapele e xhup të zi”, qytetari tregon momentin kur personi i maskuar qëllon me kallash në lokal

21/04/2021 20:55
Dëshmitari i ngjarjes në Vlorë

Një nga dëshmitarët që ka qenë në lokal në momentin kur dy persona të maskuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi është intervistuar nga Top Channel.

Ai tha se nuk e di se kush është personi që ka qëlluar, ndërsa tregon se si dukej autori.

Dëshmitari tha se ishte me syze, xhup të zi dhe kapele.

“Ai shikonte sa andej këndej, ishte me syze dhe me kapele, një pashë unë. Kujtova se ishte nga ata policët e kufirit. Ishte me kallash, nuk foli fare qëllo kur ishte jashtë, ai e kishte llogaritur që të kapte pjesën në kokë o në kraharor se s’ishte të qëllonte në ajër. Një metër e gjysmë ishin larg, ishim unë dhe i zoti i lokalit, 28 janë vrima aty. Ishin në këmbë siç ikën një njeri normal, xhup kishte veshur, si e zezë dukej. Unë jam njeri hallexhi që shikoj punën time dhe mezi nxjerr bukën e gojës, nuk e di për të zotin e lokalit, unë jam njeri që shikoj punën time dhe nuk di gjë për këto gjëra”, tha qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA