Balla viziton policen e plagosur në Elbasan/ Ndodhet në gjendje të mirë
21/04/2021 17:28
Kryesuesi i qarkut të Elbasanit në radhët e PS-së, Taulant Balla ka vizituar punonjësen e policisë, Xhensila Sota, e cila mbeti e plagosur ditën sotme në Elbasan.
Raportohet se gjendja e saj është e mirë dhe se ka marrë vetëm një plumb në këmbë.
Fatmirësisht efektivja është jashtë rrezikut për jetën dhe sipas mjekëve gjendja e saj është e mirë.
Top Channel