Balla flet me skype për vrasjen në Elbasan, Bushati largohet nga emisioni
21/04/2021 23:23
Analisti Andi Bushati është larguar nga emisioni mbrëmjen e sotme.
Në momentin që në lidhje me Skype u fut Taulant Balla, moderatorja e emisionit Eni Vasili tha se duhet të jepte kronikën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për ngjarjen në Elbasan.
Në këtë moment, Balla kundërshtoi dhe tha se nuk mund të jepte përgjigje e nuk ishte në atë lidhje për të dëgjuar Bardhin. Vasili tha më tej se nëse ai nuk donte, nuk do ta jepte kronikën, por do t’ia shpjegonte ajo fjalët e Bardhit. Balla kundërshtoi.
Pas shumë debate në studio dhe pasi Balla nuk pranoi të dëgjonte prononcimin e Bardhit, Bushati u ngrit dhe u largua nga emisioni.
Top Channel